Si sot, shtatë vite më parë, kreu i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha, akuzonte rëndë Ilir Metën, kreun e PL-së, ish-LSI-së.
Me 4 shtator 2015, Berisha shkruante në rrjete sociale, se Meta është i përfshirë në një mega aferë shumë milionëshe korruptive.
Sipas Berishës për t’i shpëtuar drejtësisë, ai përdorte si mburojë imunitetin, ndërkohë që refuzonte dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit.
Në vitin 2015 Meta ishte në koalicion me Partinë e Socialiste, koalicion të cilin Berisha e kishte pagëzuar me epitetin “ koalicioni i qelbësirave”.
“Rama fshihet pas emrit të Metës. Ky eshte standarti i “aleancës së qelbësirave”.Qytetarë në këmbë!”, bënte thirrje Berisha para pesë vitesh.
Në të njëjtin postim në rrjete sociale, Berisha shkruante se është Rama që e mbron Metën, që mos të hetohet nga drejtësia.
“Të dashur miq, dje mediat online botuan akuzat e rënda për Ilir Metën nga avokati i studios së famshme Clifford Chance e përzgjedhur nga Edi Rama, qeveria e tij për të mbrojtur palën shqiptare.
Kështu, dokumenta autentike dëshmojnë se avokati i famshëm i kesaj studioje Tim Schreibe, seancën e gjykimit në arbitrazh ndërkombëtar kundër kompanisë DIA të Kastriot Ismailajt, që ka vjedhur në bashkëpunim shuma të mëdha nga borxhet prej 200 milionë dollarë të ÇEZ, ka akuzuar Ilir Metën, duke mos e cituar me emër, por duke thënë se kompania Ismailajt i ka dhënë shuma të mëdha ryshfeti një ish-kryeministri të akuzuar edhe më parë për korrupsion.
Avokati i Clifford Chanes, njëra nga studiot më me me emër në Europë, sipas dokumentit autentik deklaroi në seancë sa vijon: “Brenda transfertave (përfituese) të lekëve që DIA mori nga ÇEZ shpërndarje, ishin politikanë të rëndësishëm shqiptarë përfshirë një ish kryeministër i proceduar më parë për korrupsion”, shkruante Berisha.
Sipas Berishës, një akuzë tjetër po kaq të rëndë për këtë aferë i bën Ilir Metës edhe ish-kreu i bordit të drejtorëve të ÇEZ, Jozef Hajsek, i cili ka dëshmuar se në kohën kur Meta ishte Ministër i Jashtëm (jashtë çdo autorizimi) me atë, që çekët e ÇEZ-it të punonin me Ismailajn, pasi ai kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij.
“Përveç kësaj, studio Clifford Chanse deklaron se Ministria e Energjisë dhe minierave kishte rekomanduar Ismailajn si “kandidatin”e saj për këshillin e mbikqyrjes të kompanisë.
Ndaj këtyre akuzave tejet të renda, të bëra në seancën e gjykimit në arbitrazh ndërkombetar nga vetë përfaqësuesit e shtetit shqiptar, të studios së famshme Clifford Chance, Ilir Meta, ashtu siç pritej reagoi duke deklaruar se ai nuk jep dorëheqjen për t’i hapur rrugën hetimit të domosdoshëm për këtë mega aferë korruptive të tij dhe rrethit të tij”, shkruan më tej Berisha.
Ish kryeministri, deklaronte se Edi Rama, për shumë ditë ka refuzuar t’u japë mediave sqarime për akuzat e studios së zgjedhur prej tij, bëri dje dudumin, u fsheh pas emrit të Metës ndaj akuzës tullë të avokatit duke thënë se avokati në seancën e gjykimit nuk ka përmendur Ilir Metën me emër.
“I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtare.
Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama – Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë.
Në asnjë vend të qytetëruar kjo nuk mund të ndodhë.
Vetëm guximi, përgjegjësia juaj qytetare, revolucioni juaj demokratik do mund të shembë murin e tmerrshëm të korrupsionit dhe krimit të klikës së oligarkëve Rama – Meta që po shkatërron çdo ditë shpresën, të ardhmen dhe qenien tonë në këtë vend.
Të bashkohemi të gjithë pa asnjë dallim të gjithë ata që duan dhe besojnë se ky vend do të bëhet” përfundon reagimi i Berishës./cna