Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Ai ka kërcënuar dhe fyer policët dhe më pas ka tentuar t’i godasë. Gjithçka nisi me një denoncim pasditen e së enjtes.
Shqiptari është denoncuar nga kunata pasi po zihej me motrën e saj. Mediet italiane bëjnë me dije se burri ishte në gjende të dehur. Policët i ranë në mënyrë këmbëngulëse ziles së derës dhe në momentin që e hapi shqiptari dukej i inatosur.
Ai shqiptonte vazhdimisht fraza të pakuptimta dhe përsëriste se ishte ai zoti i shtëpisë. Shtëpia e tij ishte përmbysur dhe nuk kishte njeri brenda. Gruaja e tij së bashku me tre fëmijët u gjet nga agjentët në rrugë duke qarë.
Ajo tha se burri ishte kthyer në shtëpi i dehur dhe mes tyre kishte lindur një debat i ashpër që më pas e kishte detyruar të largohej nga shtëpia me fëmijët.
Në momentin e arrestimit 42-vjeçari sulmoi policët. Madje rrugës për në komisariat ai vazhdoi t’i kërcënonte efektivët me vdekje.
/e.d