Merr peng qiramarrësin, e lyen me benzinë dhe më pas tenton ta djegë.
Protagonist është një 43-vjeçar në Romë.
Sipas raportimit të mediave, agresori e mori peng dhe e dërgoi në një fushë qiramarrësin, e lidhi dhe e spërkati me benzinë, ndërsa më pas ka marrë një çakmak duke e kërcënuar se do ta digjte të gjallë.
“Ti shkoje me ish-in tim, tani kjo do të ndodhë”, mësohet ti ketë thënë 43-vjeçari qiramarrësit të tij.
Sipas Il Messaggero, gjashtë muaj më parë, 43-vjeçari i dha me qira banesën përdhese të shtëpisë së tij 53-vjeçarit nga Aleksandria, i cili kishte ardhur me partneren dhe djalin e tij. Një banesë që ndodhej në Infernetto, pranë plazhit të Castel Fusano, në periferinë e Romës.
Të enjten më 1 shtator, pronari telefonon qiramarrësin në telefon dhe i kërkoi që ta shoqërojë në fushë me një justifikim të parëndësishëm dhe aty nisi precedenti i rëndë.
Burri pretendoi se qiramarrësi ishte përgjegjës për ndarjen e tij me ish-partneren por në realitet, siç shpjegon gazeta, kanë qenë problemet e tij personale ato që kanë sjellë fundin e lidhjes. Ai u ndalua nga policia dhe tashmë do përballet me akuzat e marrjes peng apo tentativën e vrasjes.
/a.r