Kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se numri i kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak ka rënë në më pak se 70, krahas 300 vetave sa kanë qenë gjatë viteve të fundit Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se është keqkuptim dhe paragjykim që Kosova të identifikohet me lumenj te emigrantëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, pasi që, sipas tij, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar vetëm pesë qytetarë të vendit kërkuan azil në BE.
Këto komente i pari i Qeverisë i ka bërë gjatë konferencës së tretë ndërkombëtare “Gërmia Hill” që po mbahet në Prishtinë, në të cilën për dy ditë rresht do të diskutohet për migrimin, luftën ndaj terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe konflikti në Ukrainë dhe Siri.