Del foto e njërit prej policëve të qëlluar mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Personi që shihni në foto është Nako Mehmetaj.
I riu ka edhe foto në rrjetet e tij sociale, ai ka postuar edhe foto me uniformën e Policisë Kufitare.
Sipas Policisë, Mehmetaj është me detyrë punonjës i policisë Kufitare Sarandë dhe ndodhej në Vlorë në makinë me kolegun e tij, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, Anxhelo Breshanaj. Mbrëmjen e sotme, të dyve u është është afruar paralelisht një tjetër mjet, e një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Fatmirësisht dy policët kanë shpëtuar pa lëndime nga atentati ndaj tyre.