Kryeministri Edi Rama deklaroi se tensionet në veri të Kosovës do të ishin zgjidhur nëse Prishtina zyrtare do të ishte pjesë e iniciativës rajonale, Open Balkan.
Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama u shpreh se çështje të tilla si targat apo letërnjoftimet, mund të zgjidhen në Open Balkan.
“Nëse ata do të ishin në Open Balkan, problemi i gushtit do të ishte zgjidhur përmes Open Balkan, sepse në fund të fundit kjo zgjidhje është zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Çështja e kartave të identitetit është pjesë e tij. Natyrisht, në atë rast është një zgjidhje për të shmangur kompleksitete më të mëdha, por është një zgjidhje.
Ne nuk kemi konflikt atje sot, por njerëzit janë të qetë dhe lëvizin. Ka dy leksione që mund të nxirren nga ky moment; njëri është se zgjidhjet mund të gjenden pa qenë nevoja për tensione dhe pa humbur vite; dhe i dyti se kjo është zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Kaq e thjeshtë’, theksoi Rama.
/a.r