Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se ka kryer sulme kundër pozicioneve ruse në rajonin rreth qytetit jugor Enerhodar pranë centralit bërthamor ku po punojnë ekspertët e OKB-së, raporton Reuters.
Deklarata nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ishte i pazakontë, pasi ushtria rrallë jep detaje të objektivave specifike.
Ndërkaq, një ekip nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po mbledh të dhëna në stacionin e energjisë bërthamore të Zaporizhzhia, në buzë të Enerhodarit të pushtuar nga Rusia.
“Është konfirmuar se në rajonin rreth qyteteve Kherson dhe Enerhodar, sulmet e sakta nga forcat tona të armatosura shkatërruan tre sisteme artilerie të armikut, si dhe një depo me municion dhe deri në një kompani ushtarësh,” tha shtabi i përgjithshëm në një deklaratë. Postimi në Facebook.
g.kosovari