Kryetari i Listës Srpska Slavko Simiç për opinionin serb ka bërë me dije se ata shumë lehtë mund t’i mbledhin 30 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës për kandidatin e tyre “sepse kanë marrëdhënie korrekte me të gjitha partitë shqiptare , si me ato në pozitë, ashtu edhe me ato në opozitë.
“Serbët në Kosovë janë në vështirësi të mëdha, sepse së shpejti do të detyrohen të vendosin në do ta përkrahin apo jo kandidaturën e Hashim Thaçit për president. Kjo i shkon edhe logjikës, thotë Marko Gjuriç, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ku ishte thënë se sipas planit të Marti Ahtisaarit, në krye të njërit nga tri institucionet kryesore të Kosovës ( Presidencë, Kuvend, Qeveri) duhet të jetë një përfaqësues nga minoritarët.