Rezultatet e një studimi të publikuara në revistën JAMA International Medicine kanë konfirmuar atë që mendohej prej kohësh: Nëse tymosni shumë marijuanë, ka gjasë të shkaktojë dëme të përhershme në kujtesën afatshkurtër.
Profesor Reto Auer i Universitetit të Lozanës udhëhoqi një ekip studiuesish që analizoi të dhëna mbi zakonet e marihuanës së rreth 3400 amerikanëve gjatë një periudhe 25-vjeçare.
Në fund të periudhës së studimit, subjektet iu nënshtruan testeve për të vlerësuar aftësitë njohëse – memorien, përqëndrimin, aftësinë për të marrë vendime të shpejta, etj.
Studimi zbuloi se njerëzit të cilët kanë tymosur marijuanë përditë për një kohë të gjatë – pesë vjet ose më shumë – kanë kujtesë më të dobët verbale në moshën e tyre të mesme se sa njerëzit që nuk kanë tymosur, ose që kanë tymosur më pak.