57-vjeçari Kujtim Ibraj, i cili vrau me thikë vajzën e tij 17-vjeçare, dhe plagosi rëndë vajzën tjetër është izoluar prapa hekurave nën masën e sigurië “arrest me burg”.
Vendimi i dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka nën juridiksion gjykimin e krimeve brenda familjes.
Babai vrasës pranoi krimin e rëndë para trupës gjykuese duke shprehur pendesë.
Dy ditë më parë, Kujtim Ibraj goditi me thikë dy vajzat e tij 17 dhe 22-vjeçare. Më e vogla nga vajzat Elidona Ibraj mbeti e vdekur nga plagët e rënda, ndërkohë motra më e madhe arriti të shpëtojë. Në momentin e krimit 57-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit, por konfliktet brenda familjes së tij ishin të përditshme sipas fqinjëve dhe të afërmve. Ai tha pas arrestimit nga policia se nuk mbante mend çfarë kishte bërë pasi ishte i dehur.