Juristi Plarent Ndreca dhe analisti Andi Bushati u përplasën në studion e emisionit Now në Euronews Albania ku u diskutua çështja e Ilir Metës dhe akuzat ndaj tij si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Ndreca u shpreh se hetimet i duhen lënë në dorë institucioneve që janë ngritur për ta bërë këtë gjë dhe nuk ka pse të ketë asnjë shqetësim pse po merret në hetim Ilir Meta.
Sipas tij nuk ndodh e njëjta zhurmë kur merret nën hetim një përfaqësues i mazhorancës.
Duke iu drejtuar analistit Andi Bushati, Ndreca i kujtoi se ata që janë sot në opozitë dikur i ka thënë puçist.
“Bushati harron se i kanë thënë puçist se ka një urrejtje patologjike me këtë që është kryeministër”, tha Ndreca.
/a.r