Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish Kryeministrin Edi Rama, madje ai deklaroi se ai do të ikë shumë shpejt nga pushteti. I ftuar në emisionin Open, Meta gjithashtu theksoi se nuk e llogarit fare kreun e qeverisë.
Meta: E para unë nuk sulmoj. Ai bën falsifikime, përdhunime institucioneve të pavarura. Dhe ju thoni meta me gjuhë të ashpër Ramës. Ju jap fjalën se Rama do përgjigjet me firmat e tij dhe me ligjet e tij.
Eni Vasili: Ju e sulmoni ashpër, por ai s’ka replikuar.
Meta: Unë e kam shumë të qartë se pas skenarëve kriminale është ai dhe është pjella më e keqe e sigurimit të shtetit, duke rikthyer këto forma manipulimi duke kujtuar se do godasi pluralizmin politik. Ju thoni i kontrollon, po i bie që është i fortë. Nuk është i fortë ai, se nuk kontrollon më drejtuesit e opozitës. Diferencën do e shohim dhe ai e ndjen. Unë nuk e llogarisë fare Edi Ramën, ja u them juve dhe qytetarëve shqiptarë. Edi Rama do kishte ikë në kohë nëse PD do kishte qenë serioze në përmbushjen e misionit të saj. Dhe nëse është edhe sot e tillë, ai është i iku.
/a.r