Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit. I ftuar në “Open” Meta lexoi e-mailin anonim që vuri në lëvizje Autoritetin.
Meta: Më 25 korrik vjen një e-mail anonim te Autoriteti i Dosjeve. ‘Ky dhjetorist zhduku dosjen e tij’, thotë e-maili. Është identik me reagimin e Ramës. ‘Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur. Vazhdon ky më tej, megjithëse kishte zhdukur dosjen Ilir donte të dinte lëvizjet në Autoritetin e Dosjeve. Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur, viktima i shkollës së Ilir Metës. Ne ju japim vetëm 24 orë kohë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin e Autoritetit të Dosjeve. Tregojani të vërtetën e këtij Xhambazi…Në fund VFLP’, thotë e-maili. Ky palaçollëk vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve.
Sula: kanë kaluar më shumë se 2 javë.
Meta: Ka një muaj e ca.
Sula: Vetëm me nxjerrjen e një pjese të dosjes keni bërë të mundur të hidhni dritë për një pjesë të opinionit. Pse nuk shkoni te Autoriteti? Ju bëtë me dije një falsifikim.
Meta: Kam çuar kallëzim penal.
Sula: Ata thonë nuk është e vërtetë.
Meta; Kush nuk është e vërtetë. Autoriteti ka mbaruar. E ka nxjerrë lakuriqEdi Rama. Shikoni të 6 veprat penale që ka bërë autoriteti.