Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë.
Ylli i popit ka zgjedhur rrjetin social ‘Instagram’ për të reaguar në lidhje me ngjarjen makabër. Dua Lipa ndau me miliona ndjekësit e saj një foto të shkrepur nga protesta e mbajtur ditën e djeshme (31 gusht), kundër dhunës dhe abuzimit seksual ndaj grave.
“Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Drejtësi”, “Rrugë të sigurta”, “Gra të armatosura”, thuhet në disa prej pankartave që protestueset mbajnë në dorë në foton e publikuar nga Dua Lipa.
Rasti i 11-vjeçares, e cila u përdhunua nga 5 meshkuj për disa orë me radhë, ka nxitur reagimet e shumë personazheve publikë shqiptarë. Vip-at ishin gjithashtu pjesëmarrës në protestat e mbajtura në Prishtinë dhe në Tiranë.
Kujtojmë se pasditen e djeshme edhe mamaja e këngëtares me famë botërore Rita Ora, Vera Ora, bëri një reagim të gjatë në profilin e saj në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, Vera Ora shprehet se ky është një akt që duhet të dënohet ashpër, ndërsa ngre dhe disa pyetje të rëndësishme.
Më tej Ora shprehet se sipas saj ky grup prej 5 personash që kanë abuzuar me 11-vjeçaren, mund të jetë i drejtuar nga një lider psikopat, për të cilin duhet të kryhen hetime. Sipas saj ky mund të jetë një sulm i organizuar me ndonjë apo me ndonjë qëllim, me ndonjë hakmarrje që mund të këtë ndonjë prapavijë./m.j