Avokati Spartak Ngjela tha në Euronews Albania se Edi Rama nuk mund ta shkarkonte Gledis Nanon pa prova, pasi ky i fundit ishte propozuar dhe vendosur në atë post nga SHBA.
Sipas Ngjelës, fakti që opozita nuk ka mbështetjen e duhur për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti, mund ta çojë atë drejt absolutizimit.
Në këto kushte Rama, sipas avokatit, mund t’ia lejojë vetes edhe një përplasje me SHBA dhe kjo do të ishte në favor të opozitës, por pa Sali Berishën.
“Po të jetë një shpërfillje ndaj politikës amerikane është në favor të opozitës. Opozita përfiton nëse nxjerr një lider jashtë Saliut. Pa vota nuk rrëzohet një kryeministër, opozita nuk ka vota për t’i rrëzuar nga pushteti. Duke u ndjerë të sigurt, tentojnë nga absolutizmi. Kur nuk janë të sigurt janë popullorë të mëdhenj se presin zgjedhjet, kur e dinë që jaën të sigurt tentojnë drejt absolutizmit”, tha Ngjela./m.j