Raketat e Vladimir Putin të lëshuara nga toka ruse nuk kanë funksionuar si duhet dhe janë kthyer sërish në territorin rus, sipas pamjeve të publikuara.
Visegrád 24 postoi në Twitter atë që duket të jetë pamja e një rakete që lëshohet nga qyteti rus i Belgorod.
Belgorod ndodhet në një distancë të shkurtër nga qyteti i dytë ukrainas i Kharkiv në verilindje të vendit.
Ai ndodhet vetëm 40 km, ose vetëm 25 milje nga kufiri ukrainas.
Russia fires missiles from the Russian city of Belgorod toward Kharkiv but one of the missiles malfunctions and falls down on Belgorod instead. pic.twitter.com/jyNJIYmElI
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 31, 2022
Titulli pretendonte se Rusia e kishte gjuajtur raketën “nga qyteti rus i Belgorodit në drejtim të Kharkivit, por njëra prej raketave funksionon keq dhe në vend të kësaj bie në Belgorod”.
Në fillim të kësaj jave, guvernatori i Belgorod, Oblast tha se “disa shpërthime” kishin goditur qytetin të martën në mëngjes, duke aktivizuar sistemin e mbrojtjes ajrore, sipas gazetës ukrainase, Ukrainska Pravda.
Nuk raportohet për viktima.
Pamjet video të postuara në mediat sociale kanë treguar më parë qytetarët rusë që dynden në stacionin kryesor të trenit të Belgorod për t’i shpëtuar shpërthimeve në qytetin kufitar.
Vetëm dy javë më parë, dy fshatra në rajonin e Belgorodit u evakuuan pas një zjarri të madh që përfshiu një depo armësh.
Guvernatori i Belgorod tha se banorët e fshatrave Timxonovo dhe Soloti u zhvendosën në mënyrë të sigurt larg zjarrit.
g.kosovari