Leonardo DiCaprio i ka dhënë fund lidhjes me të dashurën 22 vite më të vogël, Camila Morrone, vetëm disa muaj pasi aktorja festoi 25 vjetorin e lindjes.
Ndarja përforcon idenë se ylli i “Once Upon a Time In Hollywood” nuk lidhet me femra mbi moshën 25-vjeçare.
Tani Camila duket se i është bashkuar radhës së ish-të dashurave të Leos, asnjëra prej të cilave nuk ka qenë më e madhe se 25-vjeç. Aktorja festoi 25 vjetorin e lindjes më 16 qershor.
Fituesi i Oscar dhe 25-vjeçare i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të kësaj vere, pohoi një burim i afërt pranë aktorit për The Sun, por pa specifikuar arsyen përse çifti morën këtë vendim.
Hera e fundit që 47 vjeçari dhe aktorja u fotografuan së bashku ishte fundjava e 4 korrikut. Ata u panë duke ecur përgjatë plazhit me qentë e saj në Malibu, Kaliforni.
Rreth dy muaj më parë, megjithatë, filluan të shfaqen shenjat e para të tensionit. Në maj, DiCaprio u pa duke qetësuar Morrone pas një bisedë emocionale në një plazh në Malibu.
Sipas paparacëve, aktorja dukej e mërzitur, ndërsa partneri duket se dëgjonte me vëmendje dhe e mbante shikimin drejt tokës.
Është e paqartë se kur çifti u nda zyrtarisht, por DiCaprio është parë duke kaluar i vetëm pushimet në Evropë gjatë verës.
Ai u fotografua në korrik në një jaht në Saint Tropez. Ai po kalonte kohë së bashku me Tobey Maguire dhe Tristan Thompson shoqëruar nga shumë modele një festë të organizuar nga Richie Akiva.
Aktori, i cili është 22 vite më i madh se Camila, u njoh me modelen në vitin 2008, kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe.
Miku i tij i vjetër Al Pacino, i cili kishte vite që ishte në romancë me nënën e 25-vjeçares, Lucila Solá, i prezantoi dhe Leonardo mbajti lidhje miqësie me familjen për vite me rradhë.
Leonardo dhe Camila u lidhën zyrtarisht në vitin 2017, pas ndarjes së tij me modelen Nina Agdal vetëm disa ditë para Festivalit të Filmit në Kanë, megjithëse përfaqësuesit e të dyve fillimisht mohuan se ishin bashkë.
Vetëm 1 vit më vonë bënë publike lidhjen kur morën pjesë së bashku në festën e ditëlindjes së Ellen DeGeneres dhe u panë më vonë gjatë vitit në Coachella.
Më vonë në vitin 2018, një burim tha për People se lidhja ishte serioze, pasi të dy ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Sipas burimit, Leo “nuk kishte dashuruar kurrë një vajzë si Camilan, madje ai po mendonte të kishte fëmijë me dashurinë e tij të re”.
Deri në vitin 2020, ata dolën të ndarë në tapetin e kuq në evente të ndryshme. Për herë të parë dolën si çift publikisht brenda ceremonisë së Oscars atë vit.
Kush janë disa nga të dashurat e Leonardo DiCaprio
Gisele Bundchen (1999-2004)
Lidhja e parë e profilit të lartë të Leos ishte me modelen braziliane, e cila ishte 18 vjeç kur çifti u lidh. Ajo e ndërpreu lidhjen pesë vjet më vonë në moshën 23-vjeçare.
Bar Refaeli (2005-2010)
Lidhja e aktorit me Bar Refaeli përfundoi pas 5 vitesh lidhje, rastësisht në të njëjtën kohë kur modelja izraelite mbushi 25 vjeç.
Blake Lively (2011)
Bashkëshortja e Ryan Reynolds ishte në lidhje me Leo për vetëm një vit, kur ajo ishte 23-vjeçe.
Erin Heatherton (2012)
Engjëlli i Victoria’s Secret ishte vetëm 22 vjeçe kur u takua me DiCaprio në 2012.
Toni Garrn (2013-2014)
Modelja me origjinë gjermane Garrn ishte vetëm 21 vjeç kur ajo dhe Leo u ndanë pas dy vitesh lidhje.
Kelly Rohrbach (2015)
Ylli i Baywatch ishte 25 vjeçe kur ajo dhe DiCaprio nisën një romancë nga qershori deri në dhjetor të vitit 2015.
Nina Agdal (2016-2017)
Gjërat përfunduan mes Leos dhe modeles daneze pasi ajo mbushi 25 vjeç në 2017.
Camila Morrone (2017-2022)
Leo dhe aktorja filluan të takoheshin vetëm disa muaj pas ndarjes së tij nga Nina Agdal.
g.kosovari