Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Beograd për Ballkanin e Hapur. Kjo vizitë e Ramës vjen në ditën kur mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur zbatimi i marrëveshjes për targat.
Mësohet se në Serbi, do të mbahet panairi i parë për verën, ushqimin dhe kulturën mes vendeve që janë pjesë e kësaj nisme.
Qëllimi i këtij panairi është promovimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si destinacion turistik, gjeografinë e tij dhe pasurinë e llojeve të verërave.
Nga data 1-4 shtator në Serbi do të organizohet vlerësim ndërkombëtar i verës “Ballkani i Hapur-trofeu i verës”. Verërat do t’i vlerësojnë 25 persona ndërkombëtarë të verës nga e mbarë bota, ndërsa mes tyre do të ketë madje pesë mbajtës të titullit “Master of Ëine” që është titulli më prestigjioz i verës në botë.
“Ballkani i Hapur” është nismë ekonomike dhe politike e bazuar në vlera të bashkimit Evropian, në të cilën bëjnë pjesë tre vende, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ideja e kësaj nisme është të sigurojë mundësi më të mëdha dhe më të mira për tregti, këmbim të punëtorëve, studentëve dhe njohurive, si dhe nxitje të integrimit të mëtutjeshëm në BE, duke e promovuar me atë rast kulturën dhe traditën e tre vendeve.
/a.r