Pas qytetarëve, shteti është borxhliu tjetër më i madh ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Referuar të dhënave nga Enti Rregullator, detyrimet e prapambetura të institucioneve e enteve publike, arritën në gati 23 miliard lekë në qershor.
Ky borxh është gati 4 herë më i lartë se në vitin 2014 shkruan A2 CNN, ku detyrimet e prapambetura përllogariteshin në 6.5 miliard lekë dhe 6 herë më shumë se 2015-a, ndikuar kryesisht nga ujësjellësit.
Kryeministri Rama ka paralajmëruar më herët se nëse njësitë e pushtetit vendor dhe sidomos ujësjellësit nuk do të përmirësojnë financat e tyre, do të merren në menaxhim nga shteti.
/a.r