Përveç konfliktit për pronat dhe ofendimeve në rrjetet sociale dy vëllezërit Muskurti kishin pasur një proces civil në Gjykatën e Tiranës.
Sipas News 24, autori i krimit të rëndë të ndodhur një ditë më parë, Arsen Muskurti duhet t’i kthente vëllait të tij Dritan Muskurti që mbeti viktimë bashkë me gruan, Nora Muskurti, një shumë parash prej 17 milionë lekësh.
Babai i 3 fëmijëve kërkonte që vëllai t’i paguante edhe interesat mbi këtë shumë nga tetori i 2018 deri në zgjidhjen e çështjes.
Dritan e Nora Muskurti katër ditë më parë kishin kërkuar urdhër mbrojtje nga i afërmi i tyre, Arsen Muskurti duke thënë se ndiheshin të rrezikuar prej tij.
Gjyqtarja Majlinda Doga kishte caktuar datën 6 shtator për të shqyrtuar pretendimet e dy vëllezërve.
Arsen Muskurti 38 vjeç, babai i shtatë fëmijëve nga tre gra të ndryshme, u arrestua në rrugën “5 Maji” rreth dy orë pas krimit të rëndë në rrugën “Islam Alla” ku qëlloi për vdekje me pistoletë vëllain dhe kunatën.
g.kosovari