Papa Françesku është i njohur për qëndrimin e tij kundër dënimit me vdekje. Në një deklaratë të tij së fundmi ai ka thënë se Dënimi me vdekje duhet të hiqet në çdo vend të botës.
Për Atin e Shenjtë, në çdo dënim duhet të ketë gjithmonë një dritare shprese dhe se dënimi me vdekje nuk u ofron mundësi viktimave, por ushqen vetëm hakmarrjen.
“Të lutemi që dënimi me vdekje i cili cënon paprekshmërinë dhe dinjitetin e personit të hiqet në ligjet e të gjitha vendeve të botës”, ka thënë Papa Françesku, duke shtuar: “U kërkoj të gjithë njerëzve me vullnet të mirë të mobilizohen për të marrë iniciativën për heqjen e dënimit me vdekje në të gjithë botën”.
/e.d