Në rubrikën “Komenti i Ditës”, gazetari Dritan Hila analizoi situatën politike ne vend me zhvillimet më të fundit, dhe tema më e nxehtë e momentt është hetimi i hapur në SPAK ndaj Ilir Metës.
Hila pasqyroi situatën e krijuar dhe frikërat që ka krijuar tek Meta, kur kuptoi që SPAK e ka seriozisht dhe po kërkon të krijojë një dosje për të.
“A e trembi ilir Metën sulmi ndaj tij që po e organizon SPAK nën udhëzimin e Ramës, sic pretendohet në publik? Unë mendoj që jo. Meta është mësuar me sulme të tilla kur ato vijnë nga brenda politikës shqiptare. Ai e di që mund t’i përballojë ato.
Kjo nuk është hera e parë që Meta sulmohet nga Rama apo Berisha, por brenda për brenda kufijve dhe lojës që ne e njohim prej 32 vitesh. Ajo që mesa duket e ka trembur Ilir Metën janë dy faktorë. Faktori i parë është vizita e Arben Krajës në SHBA, ku jam i bindur i kanë kërkuar llogari pse spo vepron SPAK ndaj figurave kryesore të korrupsionit.
Vetë takimi isht shumë diskret, nuk u tha kë takoi dhe pse. Ndërkohë pasi Kraja u kthye ai kërkoi menjeherë certifikatën e zotit Meta gjë që solli dhe një sulm të menjëhershëm të zotit Meta. Pas këtij sulmi ambasadorja e SHBA doli në krah të zotit Kraja.
Kjo tregon që vajtja e tij në SHBA nuk ka qenë një vajtje rutinë. Ka qenë një vizitë ku i kanë kërkuar zotit Kraja ndërmarrjen e veprimeve. Sinjali e ka trembur menjëherë Ilir Metën. A do arrijë Meta ta frenojë SHBA-në në synimin e tyre? Më duket e vështirë, sepse këtu e provoi edhe Berisha dhe dështoi.”, u shpreh zoti Hila.
/a.r