Alban dhe Nora Muskurtit, të cilët u vranë dje nga vëllai i këtij të fundit në agjencinë e tyre imobilare në rrugën “Myslym Shyri” përcillen sot për në banesën e fundit.
Çiftit do i jepet lamtumira e fundit në orën 16:00.
Autori I krimit të dyfishtë, Arsen Muskurti u arrestua nga policia 3 orë më vonë në rrugën 5 maji.
Në momentin e arrestimit, mësohet se ai ishte nën shoqërinë e bashkëshortes, një prej fëmijëve dhe një avokati.
Dyshimet e para janë se gjithçka nisi si pasojë e një konflikti familjar për çështje pronash.
Pas krimit, autori deklaroi se armën e kishte hedhur në kosh të plehrave. Në videon e siguruar nga Vizion Plus, u pa qartë që Arsen Muskurti hyri me qetësi në ambientet e brendshme të biznesit të vëllait, dhe krimin e kreu në më pak se 30 sekonda. Pasi i vrau, ai doli qëtësisht nga vendngjarja dhe u largua.
/a.r