Ky filmim i kamerave të sigurisë tregon momentin e vrasjes së një 22-vjeçari në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, i cili tenton të hyjë me dhunë në shtëpinë e ish të dashurës.
Është babai i vajzës ai që vret me tre të shtëna pushke të riun Xhejms Rejëll, kur ky i fundit hap derën e drunjtë të shtëpisë së ish të dashurës pasi e godet disa herë me trup. Pas të shtënave, i riu përpiqet të largohet por bie në tokë vetëm pak metra larg derës. Rejëll humbi jetën nga të shtënat në shpatull dhe kurriz.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se i ati i vajzës e paralajmëroi të riun të mos hynte brenda pasi ishte i armatosur.
Ky fakt mund ta shpëtojë atë nga dënimi, pasi rasti mund të konsiderohet dhunim prone dhe të shtënat për vetëmbrojtje.