Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas lajmit se u arrestua bosi turk i kriptomonedhave, i shumekerkuar nga Interpoli dhe Turqia.
Ne nje postim ne Twitter, ministri i Brendshem thote se kjo “eshte një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare”.
“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”, shkruan Çuçi.