Faruk Fatih Özer ishte pronari i kriptomonedhës turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin një muaj më parë duke dëmtuar financiarisht më shumë se 350 mijë investitorë, kryesisht në Turqi.
Hetimi kundër Faruk Fatih Özer, u iniciua me 22 Prill, pasi Kryeprokurori Publik i Anadollit njoftoi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në platformën të quajtur “Thodex”. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete është raportuar se ka pasur një hard disk me vlerën e 108 milionë dollarëve.
Özer e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta. Në THODEX ishin gjithsej 400 mijë llogari dhe 391 mijë investitorë aktivë, duke pasur një vëllim mujor transaksioni prej 100 miliardë lira, afërsisht 12 miliardë dollarë.
Duke bërë që me zhdukjen e tij, të këtë realizuar mashtrimin më të madhe në historinë e Turqisë me vlerë 2 miliardë dollarë. Kjo pasi kompania e drejtuar nga ai ndaloi operacionet më 19 prill teksa dyshohet se Özer ishte në Shqipëri që nga 20 prilli 2021.
Ndaj tij dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë, prokuroria ka kërkuar më shumë se 40 mijë vite burg për secilin. Ozer dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetëra mijëra turq që menduan të investonin në kriptomonedha përmes kësaj platforme.
g.kosovari