Shqipëria do të përballet ndaj Islandës në ndeshjen e fundit të fushatës së Ligës së Kombeve, të martën e 27 shtatorit në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”.
Federata Shqiptare e Futbolllit ka bërë publike ditën e sotme, çmimet e biletave për këtë ndeshje të rëndësishme, ku Kombëtarja kuqezi ka shanset për tu kualifikuar për më tej në Ligën e Kombeve, edhe pse në fillim duhet të përballet kundër Izraelit në transfertën e 24 shtatorit në orën 20:45.
Biletat variojnë nga 750 lekë të reja në 15.000 lekë të reja.
Në tribunat këndore kushtojnë 1200 lekë të reja, në tribunat përballë do të kushtojnë 2000 dhe 3000 lekë të reja.
Në tribunën kryesore do të jenë 8000, 10000 lekë dhe në tribunën VIP do të kushtojë një biletë 15.000 lekë të reja.
NJOFTIM I FSHF-së –
“27.09.2022
20:45
“Air Albania Stadium”
Biletat mund t’i blini pranë biletarisë së stadiumit Air Albania dhe “Selman Stermasi”
www.bileta.fshf.org”