Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të pastrimit të hapësirave publike dhe kthimin e lulishteve për qytetarët, ka vijuar aksionin në kryeqytet duke përshtatur sheshin te Zogu i Zi në një lulishte për qytetarët.
Në nje status të tij ne Facebook, pasditen e së martës kryebashkiaku i Tiranës Veliaj shprehet se ,“nga tymi i qofteve në lulishte e shesh pushim #ZoguZI”.
“Unë nuk e di se sa kohë do na duhet të kthejmë në identitet çdo shesh, por di që nuk do mbyllet asnjë ditë pa ndryshuar të paktën një. #TiranaNjerezore”, shprehet Veliaj duke sjellë imazh nga puna për rehabilitimin e sheshit te Zogu i Zi.
Me heret, Veliaj i është referuar aksionit për lirimin e hapesirave publike dhe ka pohuar se “Nuk ka asnjë justifikim për ndërtimet pa leje! Çdo ditë në aksion për të hequr cibanet e betonit mbi hapësirat që u përkasin të gjithëve. #TiranaPerNjerezit #HapesiraPublike