Dalin emrat e aksidentit të rëndë që përfshiu një familje sot në orët e para të mëngjesit në aksin Fier-Vlorë.
Ata janë pjestarë të familjes Mithi nga Kosova. Andi Mithi, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, humbi kontrollin e makinës, duke u kthyer përmbys.
Nga aksidenti i rëndë, 6-vjeçari Orhan Mithi, ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, si dhe bashkëshortja e tij Albana Mithi 34 vjeçe dhe vajza 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
.a,r
Familja eshte nga Shkodra.Qofsh I xhehnetit Orhan