Një 30-vjeçar nga Volio, i cili kërcënoi të vriste nënën e tij po trajtohet në klinikën psikiatrike të Spitalit të Volos. Ngjarjet e dhunës në shtëpi, sipas 54-vjeçares janë të përsëritura, për këtë arsye është detyruar të kontaktojë policinë.
I riu ka humbur durimin të shtunën, ka shtyrë nënën e tij dhe e ka kërcënuar se do ta vriste, ndërsa ajo ankohet se ai vazhdon t’i kërkojë para, të cilat ajo nuk duhet t’i japë.
Ajo përshkroi në polici situatën e vështirë që po përjetonte dhe tha se tani kishte frikë për jetën e saj, shkruajnë mediat greke.
30-vjeçari u dërgua në departament dhe nuk mohoi asnjërën nga akuzat. Ai ka deklaruar se nuk e duron dot jetën me nënën e tij pasi ajo mbledh mace në shtëpi, të cilat ia bëjnë jetën të pajetueshme… dhe me urdhër të prokurorit u dërgua në klinikën psikiatrike të Spitalit, për herë të dytë brenda një viti.
/a.r