“Duhet të jemi të përgatitur për një ndërprerje totale të furnizimit me gaz rus”.
Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e cila gjatë fjalimit të saj në forumin e Bled iu kërkoi vendeve anëtare të Bashkimit Europian të ulin me 15% konsumin e gazit.
Zyrtarja e lartë europiane shtoi se kontinenti duhet të marrë masa për t’u shkëputur nga varësia e Moskës.
“Jemi duke diversifikuar furnitorët tanë me shpejtësinë e dritës dhe jemi duke ulu në mënyrë graduale nevojën për gaz importi”, përfundoi Von der Leyen.
/e.d