Martesa është një hap shumë i rëndësishëm dhe me plot kuptim për një çift të dashuruar.
Mirëpo ndonjëherë ky hap hidhet me pak ndrojtje për shkak të frikës së tradhtisë.
Kjo ka ndodhur me një vajzë e cila ka detyruar partnerin të nënshkruajë një kontratë përpara se të martohen.
Vajza sapo është fejuar me të dashurin e saj, ndërsa i ka kërkuar në kontratë t’i paguajë shpenzimet e saj për pjesën tjetër të jetës nëse do të ketë një lidhje jashtëmartesore pra nëse do ta tradhtojë.
“I fejuari im sapo nënshkroi një dokument ligjor dhe ne ramë dakord që nëse ai më tradhton, ai duhet të paguajë faturat e mia. Unë jam kaq e zgjuar apo e çmendur, nuk e di. thotë Chaylene Martinez, e njohur në internet si @SalamiiQueen, në një video me më shumë se 7 milionë shikime.
/e.d