Shtyhet nisja e “Artemis 1”. Pas disa orëve pritje, raketa e më fuqishme e krijuar nga NASA “Hëna e re” nuk ka arritur të hidhet në hapësirë për shkak të një avarie, e cila ka detyruar drejtuesin e misionit të shtyhet për një moment tjetër.
NASA bënë të ditur se shkak për mos nisjen e raketës është bërë një rrjedhje gazi në zonën e motorit, ç’ka e bënte të rrezikshme nisjen e mjetit drejt hapësirës. Misioni “Artemis 1 ”, synon ridërgimin e njëriut në hënë pas një mungese 50 vjeçare.
Raketa ishte planifikuar të nisej nga Qendra Hapësinore Kennedy. Raketa kishte si synim të shynte drejt drejt hapësirës kapsulën “Orion”, e cila do të rrotullohet rreth Hënës në një hark të madh përpara se të kthehet në shtëpi pas gjashtë javësh.
Orion nuk është i pajisur me ekuipazh për këtë demonstrim, por ka si qëllim grumbullimin e informacionit të nevojshëm për të zvogëluar rrezikun e ngjitjes drejt hënës të ekupazhit, duke filluar nga viti 2024, në lançimin e “Artemis II”. Risi për këtë vit do të jetë pjesëmarrja e Italisë në këtë lëshim.
/e.d