Bashkëshortja e Shefki Kurtit është vendosur në pranga si autore e dyshuar e vrasjes së 72-vjeçarit shqiptar, krim horror i ndodhur rreth një muaj më parë në Itali.
Ngjarja e rëndë u zbulua pas një inspektimi të kryer në banesën e çiftit më 8 gusht nga karabinierët ku kanë gjetur gjurmë të vrasjes.
Gjatë marrjes në pyetje gruaja e viktimës, Nadire Kurti ka bashkëpunuar me hetuesit dhe ka pranuar krimin.
Ajo rrëfeu se vrau 72-vjeçarin me sëpatë brenda shtëpisë së tyre, e copëtoi trupin në banjë dhe i vendosi pjesët në qese mbeturinash, për ti hedhur më pas në lumin “Adigetto”, disa qindra metra larg banesës së tyre.
Gruaja raportohet se është vendosur në paraburgim në një spital psikiatrik në Rovigo.
Ajo akuzohet për veprat penale ” Vrasja e rëndë” dhe “shkatërrimi i kufomës”. Trupi i viktimës u gjet i copëtuar, i fshehur brenda disa qeseve plastike, në ujërat e lumit “Adigetto”. Ndërsa kafka e 72-vjeçarit nuk është zbuluar ende.
Ishte djali i çiftit, i cili ka dy fëmijë të rritur, që denoncoi zhdukjen e Shefki Kurit të dielën e 24 korrikut, ditën kur u raportua për një sherr mes viktimës dhe bashkëshortes së tij.
Zbulimi i pjesëve të trupit, të mbyllura në disa qese mbeturinash, u bë mes 28 dhe 31 korrikut./m.j