Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Dobrac”, në dalje të qytetit të Shkodrës. Një automjet është përplasur me murin në rrugë dhe më pas është kthyer në mes të rrugës si pasojë e përplasjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe autombulanca.
Ndërkohë dy personat që gjendeshin në mjet kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
g.kosovari