Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një aksident në Holandë.
Një kamion doli nga rruga dhe hyri në mes të një grupi njerzish që ishin mbledhur për të festuar.
Sipas mediave kamioni i përkiste një kompanie spanjolle të transportit. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, teksa disa prej tyre nuk mundën të mbijetonin.
Drejtuesi i mjetit u arrestua menjëherë nga policia. Policia nuk gjeti shenja të abuzimit me alkoolin ndërsa ende nuk dihet se pse drejtuesi i kamionit humbi kontrollin dhe hyri mes turmës.
/a.r