Ishujt grekë njihen për tarifat e larta. Vetë grekët nuk i përballojnë çmimet.
Turistët shprehen se kanë paguar “me ar” për kafenë e çastit të shpikur nga grekët, frapenë.
Një mjek grek, i cili aktualisht ndodhet në ishullin e vullkanit për pushime disaditore, siç raporton në protothema.gr, ka paguar 12 euro për një frappe dhe 6.5 euro shtesë për një ekspres.
“Ndoshta ka luajtur një rol që në vend të sheqerit kanë vënë një lugë akullore në frappe, por unë ende mendoj se tarifa është e tepruar ” tha ai.
Turisti pagoi 12 euro të tjera për një tas me kos dhe mjaltë (të paketuara komerciale) dhe 12 euro të tjera për një bukë të thekur me djathë , gjithsej 42.50 euro.
/a.r