Deputetja demokrate, Ina Zhupa është e bindur se në kushtet kur beteja parlamentare pas shtatorit do të jetë e ashpër është moment që të i gjithë grupi parlamentar i PD të konsolidohet.
Në një intervistë për ABC, Zhupa deklaron se duhet të hiqet dorë nga pezullimet dhe përjashtimet e deputetëve dhe me një drejtues të ri në krye të grupit, demokratët të bashkohen.
Kur kanë ngelur edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore, Zhupa e cilëson të domosdoshëm konsensusin që PD të dalë me vetëm një kandidat në këto zgjedhje.
Thotë se e vetmja zgjidhje për të shuar ndasitë mes demokratëve është përfshirja e të gjithëve në sistemin e primareve për të zgjedhur kandidatët.
Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet vendore do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, pa cënuar procesin e primareve që do të zhvillohet brenda vetë demokratëve./m.j
Po ku rrini dot ju shushunjat pa ja qire nenen njeri tjetrit,Jeni rrace bastardesh per pare ja beni nenes e babes