Maradona nuk është më aty, por kujtimi i tij mbetet gjithmonë i gjallë. “Dora e Zotit” vazhdon të zgjojë interes dhe pasion. Më 4 maj në Londër, fanella e veshur nga Diego gjatë ndeshjes Argjentinë-Angli, gjatë Kupës së Botës 1986, doli në ankand për 8.8 milionë euro, një rekord për këtë sport.
Tashmë një tjetër fanellë e legjendës argjentinase është bërë kryefjalë e lajmeve sportive. Lothar Matthaus i ofroi “Muzeut të Legjendave” fanellën e Maradonës, të cilën e kishte marrë në fund të finales së fituar nga Albiceleste kundër Gjermanisë së tij.
Ish-futbollisti gjerman ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të ‘relikes’ së çmuar. Matthaus u pyet se sa i kishin ofruar atij për fanellën e Diego Maradonës: “Gjithçka mund të blihet me para, por disa gjëra janë të paçmueshme dhe të papaguara.
Vendosa ta sjell këtu fanellën e Diegos, dhuratën e tij më të çmuar që kisha, sepse mendoj se është në vendin e duhur, në Muzeun e Legjendave”.
Lothar tregoi për miqësinë e tij të gjatë me Maradonën. Ata flisnim me njëri-tjetrin në italisht për birrat e shumta që pinin së bashku dhe respektin e madh e të ndërsjellë që i bashkonte.
Kjo është arsyeja pse në fund të pjesës së parë të finales së atij Botërori, dy rivalët shkëmbyen fanellat, gjest që e përsëritën edhe në Romë, në finalen e “Italia 1990”.
“Është për të ardhur keq që Diego nuk mund të jetë sot këtu me ne, por kujtimi i tij është i përjetshëm”, – tha me dashuri gjermani, i cili më pas uroi finalen mes Gjermanisë dhe Argjentinës në Botërorin e Katarit.
g.kosovari