Policia e Tiranës në një njoftim për mediat ka reaguar në lidhje me gjetjen e një makine të djegur në fshatin Dritas, pranë Rinasit.
Efektivët policorë shprehen se mjeti është djegur tërësisht dhe është i vështirë dallimi i elementeve identifikuese të automjetit.
Ndërsa, thuhet se është duke u punuar për të zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht. Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.
Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari