Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi mbetet ijon të jetë në qendër të sulmeve nga mediat serbe.
Pasi Thaçi kishte publikuar një foto të gjyshit të tij në Facebook, gjatë fundjavës, mediat serbe, veçanërisht “Telegraf”, kishte përcjellë fotografinë duke thënë se Thaçi është “krenuar me fotografinë e paraardhësit të tij”.
Shkrimi në “Telegraf” vëren se gjyshi i Thaçit ishte në foto me armë dhe se me këtë foto “e kishte ndezur internetin”. Shkrimi është pasuar me komente të lexuesve që e cilësonin gjyshin e Thaçit si ballist dhe vrasës të partizanëve.
Zona e Drenicës është e njohur për lëvizjet nacionaliste që kanë zgjatur edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.