Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur mbrëmjen e sotme një fjalë përshëndetëse në kampin e të rinjve të kësaj force politike në Jalë, ku ka paralajmëruar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama se “i ka ardhur fundi” ndeshjeve të trukuara me opozitë false.
“Dhe mos harroni ‘It’s the Final Countdown’. Iku koha e ndeshjeve të trukuara dhe opozitës në xhepin e Edi Ramës. 90% e shqiptarëve presin ndryshimin dhe e presin tani”, tha Meta.
Ish-Presidenti theksoi se javët e para të shtatorit do të shënojnë një pranverë të jashtëzakonshme në politikën shqiptare, dhe rinia do të jetë motori i lëvizjes që do ta bëjë Shqipërinë zonjë./m.j