Nga kampi i të rinjve të Partisë së Lirisë në Jalë, të cilët sot kishin ditën e fundit të qëndrimit atje, Ilir Meta u bëri thirrje të rinjve që mos të zgjedhin rrugën e shkurtër dhe të largohen nga vendi, por t’i japin fund kësaj drame duke larguar të babëziturit që janë në pushtet. Meta paralajmëroi se javët e para të shtatorit, do të jenë një pranverë e jashtëzakonshme.
‘Sot është dita e fundit në këtë kamp. E dimë se kush është beteja jonë. Është beteja për 200 vitet që vijnë. Nuk kemi atdhe për të humbur.
Nuk kemi atdhe për të braktisur. Fundi i kësaj drame është që rinia dhe mundësitë për respektimin e saj dhe integrimin e saj është prioriteti i prioriteteve tona.
Mos zgjidhni rrugën e gabuar për të braktisur vendin, hajdeni bashkohemi e bëjmë punën më të lehtë të shporrim këtë qeveri, që punon për një pakicë të babëzitur, që nuk e lidh asgjë me vendin tonë të bukur, e ti japim Shqipërisë shkëlqimin që meriton.
Rinia në veprim është rinia në vendimmarrje, është rinia në çdo hap dhe çdo mendim të jetës sonë. Si prindër si të rinj, si gjyshër dhe mbi të gjitha si patriotë që e duam këtë vend.
Javët e para të shtatorit do të jenë një pranverë e jashtëzakonshme dhe shumë e vonuar. Ne do fitojmë dhe do u japim edhe lirinë patronazhistëve. ’- u shpreh Meta.