“Sunny Hill Festival” u shndërrua në një fenomen mjaft të dashur në Kosovë. Shumë artistë të huaj dhe shqiptarë performuan në skenën e madhe dhe performancat e tyre ishin mjaft elektrizuese.
Mirëpo, sot “Sunny Hill” do të vijë edhe në Tiranë. Thuajse çdo gjë është gati!
Organizatori i festivalit Dukagjin Lipa, ka treguar disa detaje të tjera, ndër to dhe mënyrën se si do të bëhet pagesa e pijeve dhe ushqimeve.
“Është kënaqësi të jesh në Tiranë, është kënaqësi të shohësh të rinjtë e Tiranës dhe Prishtinës. Po shpresojmë se të rinjtë tanë do kalojnë 3 ditë fantastike në Tiranë, edhe kjo do të kthehet me shpresë në një event i cili do të përsëritet. Jemi në një vend është shumë unik, shumë i veçantë për të pasur një festival të tillë. Ky është viti i parë në Tiranë, por shpresojmë se do kalojë shumë mirë. Kemi disa prej artistëve më në zë të momentit në zhanërat e tyre në Europë”, ka thënë Lipa.
Për të shmangur radhët e gjata për blerjen e pijeve apo të ushqimeve, organizatorët kanë menduar disa risi, duke eliminuar pagesat cash. “Pjesa e konsumit funksionon cashless, do të thotë nuk përdorim cash në Festival. Kemi bërë “Sunny Hill Festival” aplikacion që download-et, merret një QR code me emër mbiemër, mbushet përmes bankës dhe mundesh të paguash shpejt”, ka sqaruar ai.
/e.d