Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar se padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve për pretendimet e ngritura se ish-Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, do ta ndjekë edhe në drejtësinë ndërkombëtare.
Në një intervistë për Faxnews, Meta u shpreh se e gjithë kjo histori ishte një telenovelë e krijuar për të ndihmuar regjimin e kryeministrit Edi Rama.
Pyetje: Denoncimi që ka marrë Autoriteti i Dosjeve, për një shtetas dhe ju keni paralajmëruar kallëzim? Pse me një shtator?
Meta: Sepse natyrisht nuk është qëndrim politik, por kallëzim penal. Të gjithë e dinë se Autoriteti ka kryer shërbime emergjente për të ndihmuar regjimin e Ramoviç që me telenovela të krijojë konfuzion dhe të largojë vëmendjen nga skandalet. Është solide dhe e qartë që kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale të këtij autoriteti dhe në 1 shtator do jetë kallëzimi i qartë, për drejtësinë aktuale dhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet që të kuptojnë se si është përdhosur shteti i së drejtës dhe si janë rikthyer metodat më të ulëta të Sigurimit të shtetit nga ky regjim edhe pas 33 vitesh duke falsifikuar dosjen e një ish-të përndjekuri nga ai regjim./m.j