Në këtë vepër në mesin e fortifikimeve të meremetuara në Dardani, evidentohet për herë të parë edhe kjo kala me emrin Petrizen, emër që i përket emrit të sotëm të Prizrenit, raporton lajmi.net
Një studim më voluminoz është bërë në vitin 1969 kur krahas gërmimeve arkeologjike është bërë edhe incizimi arkitektonik i Kalasë. Gërmimet arkeologjike të bëra me 1969 dhe 2004 rezultuan me zbulimin e infrastrukturës, e cila prezantohet me muret (bedenat) e përforcuara me kulla, kazamatet, labirintet, depotë si dhe një varg objektesh në brendinë e saj.
Në faqen zyrtare të organizatës suedeze CHwB, është publikuar kjo fotografi që daton nga 25 prilli i vitit 1928.