Një 30-vjeçar vrau me sende të forta babain e tij mbrëmjen të enjtes në Mallakastër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë.
Burime zyrtare të policisë thonë se autor i dyshuar i këtij krimi është 30-vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa viktima është 73-vjeçari Qemal Muhametaj.
Pas vrasjes, 30-vjeçari mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht autoritetet policore janë vënë në ndjekje të tij.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë për momentin nuk dihen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj.
30-vjeçari jetonte vetëm me prindërit, ndërsa debatet mes tyre mësohet se ishin të shpeshta.
/a.r