Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë nga Pogradeci tha se kryeministri Edi Rama e ka kohën të numëruar.
Ai po ahtu tha se PD nuk është kundër ligjit të lustracionit, ndërsa u shpreh se PD e ka qenë dhe do të jetë pro.
Ai gjithashtu tha se marrëdhëniet me PL janë shumë të mira.
“PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë , një herë në ’96 dhe PS e ka kundërshtuar, po ashtu e ka votuar edhe në 2008. PD ka qenë dhe do jetë për ligjin e lustracionit , nuk ka asnjë hezitim, por nuk duhet ngutur.
Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve do të shpëtojë , por kjo nuk do të ndodhë. Ai e ka nisur me një falsifikim”, tha kreu i PD.
Berisha: Do të vijojë me të gjitha format e protestave përfshirë edhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme, por edhe gudulisje nuk është./m.j