Një derbi shqiptar që vlen për historinë. Ballkani dhe Shkupi luajnë ndeshjen e kthimit në play-off e Conference League, për të përcaktuar se cila prej dy skuadrave shqiptare do të kualifikohet në fazën e grupeve.
Kampionë te Kosovës nisen në avantazh, pasi janë ekipi pritës dhe prej suksesit 2-1 me përmbysje në ndeshjen e parë.
“Në këto ndeshje ngarkesën maksimale e marrin lojtaret sepse ndodhin rrallë në karrierën e tyre, nuk ka favoritë, kemi një avantazh të lehtë sepse kemi fituar në ndeshjen e parë”, deklaron trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.
Për Nderim Nexhipin, drejtorin sportiv të ekipit nga Kosova, ndeshja shkon përtej derbit. “Është ndjenje e veçantë sepse unë jam rrit në Çair, te ekipi i Shkupit, por e kam deklaruar se ne jemi profesionistë dhe fati na ka vënë përballë”, thotë ai.
/a.r