Për shkak të numrit të madh të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që shkojnë drejt Britanisë së Madhe, autoritetet vendase kanë nisur hartimin e një plani për të frenuar këtë fluks.
Ministrja për Sigurinë në Britani, Priti Patel ka zbuluar detaje nga ky plan, i cili pritet të kërkojë bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare.
Mësohet se policisë shqiptare mund t’i kërkohet që të luaj rolin e ‘spiuinit’ duke dërguar forca të saj në Mbretërinë e Bashkuar për të vëzhguar rrugën e emigrantëve dhe për të përcjellë informacione tek inteligjenca britanike.
Plani, pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis Sekretares së Brendshme Priti Patel dhe qeverisë shqiptare, mund të shohë oficerët të çohen në bregun e Kentit për të qenë të pranishëm ndërsa emigrantët ndalohen dhe të ndihmojnë autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar me marrjen e informacioneve për rrugët e paligjshme që ata ndjekin, tha Home Office. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar se kur kjo mund të hyjë në fuqi kjo marrëveshje.
Lëvizja vjen mes raporteve për një numër në rritje të emigrantëve të paligjshëm, të cilët mbërrijnë në ishull nëpërmjet kanalit të La Mansh-it.
/e.d